Siria do të mbrohet nëse sulmohet nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, tha sot në seancën e Këshillit të Sigurimit përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, Bashar al-Jafari.
"Nëse Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca, mendojnë se mund të na sulmojnë dhe ta rrezikojnë sovranitetin tonë, nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveçse të arrijmë të neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, që na jep të drejtën për të mbrojtur veten. Është një premtim, nuk do të lejojmë askënd të shkelë sovranitetin tonë", shtoi Al Jafari.