De Mistura: Hetuesit po e kryejnë punën në Duma

Azia

De Mistura: Hetuesit po e kryejnë punën në Duma

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:42
Duma

I dërguari i OKB-së në Siri, Staffan de Mistur tha sot në Moskë se OKB është e angazhuar për të hetuar në qytetin sirian Duma, ku ndodhi një sulm i dyshuar me armë kimike më 7 prill.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, De Mistura tha se hetuesit po hetojnë vendin e sulmit me armë kimike pa asnjë ndërhyrje, dhe këto hetime do të kryhen shumë shpejtë, raporton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat