Mbreti i Arabisë Saudite Salman nuk ishte në pallat në Riad të shtunën kur forcat e sigurisë rrëzuan një dron. Njoftimi u bë për Reuters nga një zyrtar saudit.
“Mbreti ishte në fermën e tij në Diriya”, tha zyrtari.
Zëdhënësi i policisë së Riadit më herët tha se forcat e sigurisë kishin rrëzuar një dron që pa autorizim kishte hyrë në zonën e pallatit mbretëror.
Organet kompetente sipas tij po merren me hetimin e rastit.
Derisa fotot dhe videot e të shtënave po qarkullonin në rrjetet sociale, një aktivist i të drejtave të njeriut, Ghanem al-Masarir tha se mbreti Salman ishte zhvendosur në një bunker në bazën ushtarake të vendit.