Bomba kishave në Indonezi, 9 viktima

Azia

Bomba kishave në Indonezi, 9 viktima

Më: 13 maj 2018 Në ora: 08:34
Indonezi

Tre kisha janë sulmuar nga kamikazët në qytetin e dytë më të madh të Indonezisë, Surabaya. Policia njofton se 9 persona kanë humbur jetën nga sulmet me bomba.

Dhjetëra të tjerë janë plagosur pas sulmeve që u kryen në distancë shumë të shkurtër kohore nga njëri-tjetri. Deri tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e atentateve me bomba, por autoritetet indoneziane mendojnë se janë vepër e grupit të frymëzuar nga ISIS-i, Jemaah Ansharut Daulah.

Sulmet kanë ndodhur në orët e para të ditës së dielë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat