Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif dënohet me 10 vjet burgim - Bota Sot
Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif dënohet me 10 vjet burgim

Azia

E hënë, 16 korrik 2018

Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif dënohet me 10 vjet burgim

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 15:00
Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, foto nga arkivi.

Një gjykatë kundër korrupsionit në Pakistan, ka dënuar ish-kryeministrin pakistanez, Nawaz Sharif me 10 vjet burgim për blerjen e banesave luksoze në Londër, ka thënë avokati i prokurorisë, Sardar Muzaffar Abbas.

Abbas po ashtu ka thënë se gjykata ka udhëruar që pronat të konfiskohen.

Sharif që aktualisht është në Londër te gruaja e tij, pasi kjo e fundit është në gjendje kritike shëndetësore, pritet të apelojë vendimin.

Ai kishte kërkuar gjykatës të shtynte vendimin derisa të kthehet në Pakistan.

Sharif, 67 vjeçar është larguar nga posti i kryeministrit derisa Gjykata Supreme i ka ndaluar përjetësisht angazhimin politik në një vendim të vitit 2017, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë.

Vajza e tij, Maryam, e cila është duke garuar për një ulëse në parlament është dënuar me mandat shtatëvjeçar, ka raportuar media pakistaneze.

Sharif kishte cilësuar më herët procesin gjyqësor kundër tij si të motivuar politikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test