Forcat siriane fitojnë kontrollin e kufirit me Jordaninë - Bota Sot
Forcat siriane fitojnë kontrollin e kufirit me Jordaninë

Azia

E diel, 23 shtator 2018

Forcat siriane fitojnë kontrollin e kufirit me Jordaninë

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 18:22
Forca proqeveritare siriane, ilustrim.

Forcat qeveritare siriane të mbështetura nga policia ushtarake ruse kanë fituar kontrollin e kufirit me Jordaninë, pas një marrëveshjeje të arritur në mes të rebelëve dhe ndërmjetësuesve rusë, ka njoftuar media shtetërore dhe një vëzhgues i luftës.

Agjencia e lajmeve SANA, ka thënë më 6 korrik se trupat qeveritare kontrollojnë tashmë kufirin Naseeb, pas më shumë se tre vjetëve prej kur rebelët kishin pushtuar këtë zonë.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili mbikqyr aktivitetin e luftës civile shtatëvjeçare në Siri, ka konfirmuar se forcat siriane janë duke kontrolluar territorin në fjalë.

“Makina me policë ushtarakë rusë dhe përfaqësues të qeverisë siriane kanë hyrë në zonë Naseeb pa luftime”, ka thënë udhëheqësi i Vëzhguesit Sirian, Rami Abdel Rahman.

Rebelët kanë njoftuar më herët se ata janë afër arritjes së marrëveshjes me Moskën për dorëzim të zonës së kontrolluar te forcat qeveritare.

Zona e negociuar përfshin kufijtë me Jordaninë dhe Ishujt Golan të okupuar nga Izraeli.

Forcat e mbështetura nga Rusia kanë nisur ofensivën e tyre në këtë zonë dy javë më parë.

Bisedimet kishin dështuar më 4 korrik pas nisjes së sulmeve ruse dhe siriane, duke treguar synimin e këtyre të fundit për të fituar kontrollin e këtij territori.

Qëllimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad është rikthimi i tokave në gjithë pjesën jugperëndimore të Sirisë, që njëherësh përbën një nga zonat e fundit të kontrolluara nga rebelët në këtë shtet.

Forcat amerikane kanë mbështetur rebelët në luftimet kundër Qeverisë së Assadit në luftën civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test