Stuhia në Japoni, rëndohet bilanci i viktimave - Bota Sot
Stuhia në Japoni, rëndohet bilanci i viktimave

Azia

E shtunë, 22 shtator 2018

Stuhia në Japoni, rëndohet bilanci i viktimave

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 17:22
Japoni

Rëndohet bilanci i viktimave dhe të prekurve nga stuhia e reshjeve që ka goditur Japoninë qëndrore dhe perëndimore, në 24-orët e fundit.

Aktualisht agjencitë e emergjencave civile raportojnë për mbi 50 persona që kanë humbur jetën dhe rreth 48 të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

Deri tani janë evakuuar më tepër se 1.6 milionë njerëz nga shtëpitë e tyre, ndërsa situata vijon të jetë e rënduar në terren, ku po veprojnë grupet e shpëtimit.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar se shirat e mëdhenj do të vijojnë ende, ndërsa bilancet mund të jenë edhe më të këqija, pasi lumenjtë kanë dalë tashmë nga shtratet dhe tokat janë të tejngopura me ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test