Afganistan: Vritet një ushtar amerikan i NATO-s - Bota Sot
Afganistan: Vritet një ushtar amerikan i NATO-s

Azia

E mërkurë, 18 korrik 2018

Afganistan: Vritet një ushtar amerikan i NATO-s

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 22:03
Afganistan

NATO thotë se një ushtar amerikan është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur me sa duket, “në një sulm brenda radhëve” në Afganistanin jugor.

Në njoftimin e së shtunës të Aleancës, thuhet se dy të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohen nga mjekët.

Sipas NATO-s, është duke u zhvilluar një hetim lidhur me këtë incident.

Misioni mbështetës i NATO-s ndodhet në Afganistan që nga janari i vitit 2015, duke ofruar trajnim, konsulencë dhe ndihmë për forcat afgane të sigurisë. Forca prej 16 mijë trupash përfshin anëtarë nga 39 vende dhe aleatë të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test