Dy vjet burgim për gruan iraniane që ka protestuar kundër mbulesës në kokë - Bota Sot
Dy vjet burgim për gruan iraniane që ka protestuar kundër mbulesës në kokë

Azia

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Dy vjet burgim për gruan iraniane që ka protestuar kundër mbulesës në kokë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 13:42
Një grua iraniane duke protestuar kundër mbulesës së detyrueshme në Teheran, foto nga arkivi.

Një grua iraniane që ka protestuar në mënyrë paqësore muaj më parë në Teheren, duke kundërshtuar mbulesën në kokë, është dënuar me dy vjet burgim, përveç dënimit paraprak prej 18 vjetëve burg.

Shapark Shajarizadeh ka thënë në një transmetim të drejtpërdrejtë të shpërndarë në rrjetet sociale se ajo është dënuar me burgim për kundërshtim të mbulesës së detyrueshme.

“Kjo do të thotë që unë duhet të qëndroj e heshtur për 20 vjet dhe të mos jem pjesë e asnjë aktiviteti”, ka thënë ajo në Instagram.

Avokatja e mirënjohur për të drejtat e njeriut, Nasrin Sotoudeh, e cila ka përfaqësuar, Shajarizadeh dhe gra të tjera është arrestuar muajin e kaluar.

Shajarizadeh, 42 vjeçare, është liruar me kusht në fund të prillit.

Në disa raportime është thënë se ajo është larguar nga shteti.

Më herët gjatë këtij viti, autoritetet iraniane kanë njoftuar se kanë ndaluar 29 gra që kanë hequr mbulesën e kokës, në kuadër të fushatës kundër kodit të veshjes së Iran.

Nga Revolucioni i vitit 1979 në Iran, kodi i veshjes parasheh që gratë të kenë mbulesë në kokë.

Policia për Moral në këtë shtet vazhdimisht ndjek ato gra, të cilat nuk respektojnë plotësisht rregullat rreth mbulesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test