Besëlidhja mund Tiranën

Basketboll

Besëlidhja mund Tiranën

Më: 25 prill 2024 Në ora: 11:42
Pamje nga ndeshja

Kanë startuar ndeshjet gjysmëfinale play off në basketboll për meshkuj. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, Besëlidhja mposhti 94-84 Tiranën kampionë në fuqi, në një ndeshje që dhuroi emocione deri në fund.

Të dyja ekipet dueluan për fitore, ndaj dhe loja ishte shpesh me hope, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Lezhjanët udhëheqin 2-19 në mbyllje të periodës së parë, por Tirana rikuperon dhe kryeson 49-48 në mbyllje të 20 minutave të para.

Me këtë ritëm, të dyja skuadra luajnë edhe në çerekun e tretë, duke ndjekur njëra-tjetrën, pa u shkëputur. Tirana udhëheq 74-72 pas përfundimit të periodës së tretë.

Gjithsesi, loja ndryshon totalisht kah në 10-minutëshin e fundit, me Besëlidhjen që merr frenat e lojës, duke u shkëputur dhe fituar ndeshjen, 94-84, një sukses që e afron me finalet play off.

Marquardt me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për lezhjanët, mbështeëtur nga Hamati me 18 pikë. Mirë u paraqit edhe stoli, nga ku erdhën 29 pikë. Për Tiranën, loja u përqendrua te Davis (29 pikë) e Robinson (23 pikë).

Superliga, gjysmëfinale play off

Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 94-84

Nd.1, Teuta – Vllaznia,

Nd.2, Tirana – Besëlidhja,

Nd.2, Vllaznia – Teuta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat