Kampionët e Denver janë pranë kualifikimit

Basketboll

Kampionët e Denver janë pranë kualifikimit

Më: 26 prill 2024 Në ora: 11:28
Pamje nga ndeshja

Kampionët e Denver janë pranë kualifikimit në gjysmëfinalet play off në Konferencën e Perëndimit pas fitores 112-105 ndaj Lakers në çerekfinalen e tretë. Lakers, edhe pse luajtën në fushën e tyre, nuk arritën të fitojnë, ndërkohë që Denver është një fitore larg kualifikimit.

Katër lojtarë të skuadrës së Denver realizuan mbi 20 pikë, ku shkëlqeu Gordon, autor i 29 pikëve dhe 15 rebound. Për Lakers, Davis e mbylli ndeshjen me 33 pikë e 15 rebound e LeBron James me 26 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Dy ndeshje të luajtura në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Philadelphia fitoi 125-114 ndaj New York, duke rihapur garën. Joel Embiid ishte një përbindësh për vendasit, autor i 50 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Brunson për nju-jorkezët.

Fitoren e parë në këto çerekfinale korri edhe Orlando, që mundi 121-83 Cleveland, që tashmë udhëheq 2-1 me ndeshje. Banchero me 31 pikë e 14 rebound si dhe Suggs me 24 pikë bënë diferencën në fushë për skuadrën vendase./h.ll/abcnews.al

NBA-Çerekfinalet, Konferencës së Lindjes

Cleveland – Orlando, 83-121 (2-1)

New York – Philadelphia, 114-125 (2-1)

Boston – Miami, (1-1)

Milwaukee – Indiana, (1-1)

NBA-Çerekfinalet, Konferencës së Perëndimit

Minnesota – Phoenix, (2-0)

Denver – Lakers, 112-105 (3-0)

Clippers – Dallas, (1-1)

Oklahoma – New Orleans, (1-0)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat