Paralajmërimi i Florian Markut para përballjes së radhës: Do ia mbyll gojën kujtdo që ka dyshuar tek unë!
Florian Marku po bëhet gati për përballjen e muajit janar në mënyrë intensive.
Boksieri shqiptar i cili njihet për punën e tij të jashtëzakonshme, po stërvitet vazhdimisht.
Në rrjetin social "Facebook", Marku ka publikuar një video ku shihet duke treguar punën e tij në stërvitje.
"Do ia mbyll gojën kujtdo që ka dyshuar në aftësitë e mia dhe nuk besoi tek unë me datën 30 janar", shkroi Marku.
Ndryshe, Marku më 30 janar do të jetë kundërshtar i Charltonit, ndaj të cilit synon vetëm fitore.