Ky është Jurgen Uldedaj, boksieri shqiptar që kërkon titullin WBA

Boksi

Ky është Jurgen Uldedaj, boksieri shqiptar që kërkon titullin WBA

Më: 15 prill 2024 Në ora: 19:54
Jurgen Uldedaj

Jurgen Uldedaj kërkon triumfin e radhës.

Boksieri shqiptar do të përballet me boksierin nga Bosnja dhe Hercegovina, Damir Beljo, me 20 prill në Munich të Gjermanisë.

Meçi do të zhvillohet në palestrën e njohur ‘BMW Park’.

Ata do të ndeshen për titullin “WBA Continental Europe Cruiserweight”.

Ndërsa, eventi është organizuar nga “Hazrolli Sport & Performance”.

Kush është Jurgen Uldedaj?

Jurgen Uldedaj ka lindur në Lezhë të Shqipërisë dhe e përfaqëson shtetin shqiptar në boks.

Vetëm 25-vjeçar, por ka arritur shumë suksese në boksin profesionist dhe konsiderohet si një talent i madh.

Ai ka debutuar me 14 dhjetor të vitit 2015 kundër Mateusz Gatek, ku kishte triumfuar me vendim unanim të gjyqtarëve.

Gjatë karrierës së tij, ka zhvilluar 17 meçe, prej tyre 16 fitore dhe vetëm një humbje.

Ai kishte pasur ecuri fantastike, duke arritur 15 fitore radhazi, gjashtë i kishte arritur me nokaut.

Por, ky rrugëtim pozitiv kishte përfunduar me 1 prill 2023, pasi ishte mposhtur nga Benoit Huber.

Uldedaj kishte humbur me një diferencë shumë të vogël pikësh (77-75).

Boksieri shqiptar mban titujt WBC, IBO, WBO dhe BDB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat