Boksierin shqiptar, Florian Marku, pritet ta shohim në ring në verën e këtij viti.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Marku ka bërë të ditur se meçi i tij i radhës do jetë në korrik, teksa mbetet të shihet se kush do jetë kundërshtari i tij.
Kujtojmë se 28-vjeçari meçin e fundit e zhvilloi ndaj boksierit britanik, Rylan Charltonit.
Florian Marku kishte triumfuar me “nok-aut” në atë meç.