Nipi i Luan Krasniqit, kampion i Gjermanisë 

Boksi

Nipi i Luan Krasniqit, kampion i Gjermanisë 

Nga: K.Goca Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 21:41
Nipi i Luan Krasniqit, kampion i Gjermanisë 

Boksieri i talentuar, Arianit Krasniqi, është kampion i Gjermanisë për junior në kategorinë e rëndë. 

Arianiti po shkon hapave të legjendës së boksit, Luan Krasniqi. 

Ai është nip i Luanit. 

Djaloshi i talentuar e me zemër të madhe, tregoi teknikë të përsosur në ring.   

“Urime dhe një kompliment i madh për nipin tim Arianit Krasniqi. Sot në Këln, ai u bë kampion junior gjerman në peshën e rëndë.

Vazhdo kështu Arianit!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook. 

Duhet kujtuar se, Luan Krasniqi në boksin amator, ka fituar medaljen e bronztë olimpike në Atlanta në vitin 1996.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat