Kosova po shkëlqen, siguron tri medalje në Kampionatin Evropian 

Boksi

Kosova po shkëlqen, siguron tri medalje në Kampionatin Evropian 

Nga: K.Goca Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 17:19
Kosova po shkëlqen, siguron tri medalje në Kampionatin Evropian 

Kombëtarja e Kosovës në kick-box, po shkëlqen në Kampionatin Evropian për junior, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Tre garues kanë siguruar medalje të bronzta, por synojnë finalen e madhe.

Garuesit Dalmat Salihu (-60 kg) – kick-box, Doneta Menxhiqi (-65 kg) - fullcontact) e Dardan Syla (-71 kg) – fullcontact, sigurojnë medalje të bronzta.  

“Garuesit tanë po tregojnë formë të mirë. 

Tri medalje i kemi deri me tash (të bronzta) në Kampionatin Evropian”, njofton për gazetën kombëtare “Bota sot”, Fatmir Makolli, president i Federatës së Kick-box-it të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat