Florian Marku tregon forcën para meksikanit

Boksi

Florian Marku tregon forcën para meksikanit

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 17:37
Florian Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku dhe ai meksikan Miguel Parra Ramirez, kanë kryer sot peshimet zyrtare, 24 orë para duelit që ata do të zhvillojnë në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë (25 gusht).

Peshimet janë bërë në një mjedis të hapur, në sheshin Skënderbej, në prani të qindra fansave.

I pari u peshua Marku, që ishte 66.7 kilogranë, ndërsa rivali i tij meksikan 65.9 kilogramë. Pra, boksieri shqiptar ishte disi më i rëndë se meksikani. Më pas, ata kanë qëndruar për disa momente “ballë për ballë”, duke shkëmbyer edhe disa fjalë, por duke respektuar njëri-tjetrin dhe pa incidente.

Në fund, ashtu sikurse premtuar, boksieri lushnjar ka qëndruar disa minuta me fansat e tij për të bërë foto.

Të shumtë tifozët, që kanë përshëndetur Markun dhe i kanë uruar atij fitoren, duke konfirmuar mbështetjen për të në stadium. Eventi do të nisë rreth orës 17:00, ndërsa dueli mes Markut dhe Ramirez pritet të nisë rreth orës 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat