Nezaj lartëson shqiptarin: Ma kënaqi zemrën si e mundi kazakun

Boksi

Nezaj lartëson shqiptarin: Ma kënaqi zemrën si e mundi kazakun

Më: 8 prill 2018 Në ora: 12:46
Safet Avdimetaj me dorën lart

Safet Avdimetaj i cili njihet me nofkë Toni Kraft solli titullin e radhës. Meçin e zhvilloj në Wiener Neustadt, Austri kundër Kazakistanit Vasilij Sarbayev dhe fitoi titullin IBF Internacional . Njëri ndër njerëzit më të përkushtuar në karrierën e vëllezërve Kraft, pa dyshim është këshilltari, dhe menaxheri në marketing Halit Nezaj nga Gjermania, të cilit asnjëherë nuk i shtjerët  energjia për punë të palodhshme. “Gjatë gjithë luftës Safeti ishte si gjithmonë i kujdesshëm”,- thotë Halit Nezaj.

“Siç e kam pritur Safeti tregoj mençuri, kujdes, teknikisht dhe fizikisht ishte në shkallën më të lartë të boksit. Unë e kam përcjell dhe mbështetur shumë meçe Safetin por gjithmonë bokson me shumë kujdes dhe i saktë, e çmoj shumë boksin e Safetit. Uroj nga zemra që të na sjellë edhe titujt e tjerë, me shpresë mbes që ta shoh edhe me titullin kampion bote”, tha Nezaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat