Donte të dukej si Angelina Jolie, 19 vjeçarja e dënuar me burg kërkon ndihmë nga aktorja

Bota

Donte të dukej si Angelina Jolie, 19 vjeçarja e dënuar me burg kërkon ndihmë nga aktorja

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:20
Fatemeh Khishvand

Një 19 vjeçare e cila u bë e famshme në mbarë botën për tentimin për t’i ngjarë Angelina Jolies, është dënuar me 10 vjet burg në Iran.

Arsye raportohet të jenë pikërisht publikimet e Fatemeh Khishvand e njohur në Instagram si Sahar Tabar. Nëpërmjet rrjetit social sipas shtetit iranian ajo provon “korrupsionin publik’ për shkak të ndikimit që ka te t rinjtë.

Një veprim i tillë i Republikës Islamike ka ngjall reagimin e gazetares Masih Alinejad.

Ajo i ka bërë thirrje aktores Angelina Jolie që të reagojë për çështjen.

“Republika Islamike ka një histori të gjatë të dhunës ndaj grave. Ne duhet të jemi të bashkuar kundër këtij aparteidi gjinor”, shkroi ajo në një video n Tëitter duke etiketuar aktoren hollivudiane.

Sahar Tabar u bë e famshme më 2017 derisa ka pranuar se ka kryer shumë operacione plastike për t’i ngjarë yllit kinematografik.

Ajo ka afro gjysmë milioni ndjekës në Instagram.

Tabar thotë se në fotografi ajo luan me grimin dhe se fytyra e saj e vërtetë nuk është ajo e paraqitur në fotografi.

Ajo u arrestua në tetorin e vitit të kaluar.

Sipas sutoriteteve që e arrestuan ajo akuzohej për blasfemi, nxitje të dhunës, inkurajim të të rinjve për korrupsion dhe fitim të ardhurash përmes mënyrave të palejuara.

Në kohën kur u arrestua u tha se ajo ishte 22 vjeçe. Por në apelin e gazetares ndaj aktores së Hollivudit thuhet se Tabar është më e re se kaq.

“Sahar Tabar është vetëm 19 vjeçe. Shakaja e futi në burg”, thotë gazetarja.

“Nëna e saj qanë çdo ditë për të bijën e pafajshme. E dashur Anelina Jolie, na nevojitet zëri yt këtu. Ju lutem na ndihmoni”, shton gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat