​Vijon rritja e viktimave dhe rasteve të reja në SHBA dhe Brazil

Bota

​Vijon rritja e viktimave dhe rasteve të reja në SHBA dhe Brazil

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 09:21
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë regjistruar dje 110 mijë e 679 raste të reja të koronavirusit dhe 3 mijë e 389 vdekje të tjera të lidhura me sëmundjen.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins numri i përgjithshëm i infeksioneve ka arritur në 26 431 799 dhe ai i viktimave në 446744, që nga fillimi i pandemisë.

Deri më tani, të paktën 52 657 675 doza të vaksinave janë shpërndarë dhe të paktën 32 780 860 janë administruar, shkruan A2.

Ndërkohë në Brazil janë regjistruar 1 mijë e 240 vdekje nga Covid-19 dhe 56240 infeksione në 24 orët e fundit, sipas mediave lokale.

Që nga fillimi i pandemisë, viktimat janë rritur në 226 383 dhe infeksionet në 9 286256, kurse numri i personave të vaksinuar ka arritur në 2 496 159.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat