Kjo është “bisha” fluturuese sovjetike, që nuk u përdor kurrë

Bota

Kjo është “bisha” fluturuese sovjetike, që nuk u përdor kurrë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:39
Bartini Beriev VVA-14

I vetmi prototip i mbijetuar i një avioni të pazakontë, tashmë qëndron i rrënuar në një fushë pranë Moskës. Por dikur, ai ishte shpresa e Bashkimit Sovjetik për t’iu kundërpërgjigjur një sulmi të mundshëm me nëndetëse nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Avioni i quajtur Bartini Beriev VVA-14, që do të thotë mjet amfib qe bën ngjitje vertikale, me 14 motorë, u krijua për t’u nisur në fluturim nga kudo, pa pasur nevojë për një pistë. I dizajnuar në vitin 1960 nga Robert Bartini, avioni ishte mjeti perfekt për të kërkuar dhe shkatërruar nëndetëset kundërshtare.

Por plani nuk funksionoi ashtu siç e kishin menduar sovjetikët. Vetëm 2 nga 3 prototipat u ndërtuan dhe vetëm njëri prej tyre arriti të ngrihej në fluturim. Kur Bartini vdiq në vitin 1974, edhe projekti vdiq me të, dhe prototipi i dytë u çmontua.

Image

Avioni i parë u nis për në Muzeun e Forcave Ajrore në Moskë në vitin 1987, por rrugës diçka nuk shkoi si duhet. Ai u plaçkit dhe u dëmtua, e që prej asaj kohe nuk është riparuar më.

Bartini, i cili la Italinë në vitin 1923 pas daljes në skenën politike të fashistëve, dhe emigroi për në Bashkimin Sovjetik, konsiderohej si vizionar nga rusët. Avioni i tij u pagëzua Zmei Gorynich prej tyre, sipas emrit të një dragoi, personazh të flokut lokal.

Image

Sot, avioni qëndron i dëmtuar, si në luftëtar i rënë në betejë, duke i lënë rusët vetëm të imagjinojnë se si do të kishte qenë historia nëse ai do t’i ishte bashkuar flotës sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat