Konflikti në Afganistan: Uashingtoni kërkon armëpushim

Bota

Konflikti në Afganistan: Uashingtoni kërkon armëpushim

Më: 8 mars 2021 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Largimi i trupave amerikane mund t’i lë hapësirë Talibanit të fillojë një ofensivë të re në Afganistan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, paralajmëroi presidentin afgan se duhet avancuar shpejt me marrëveshjen e armëpushimit me fundamentalistët për të evituar konfliktin.

Në një letër drejtuar presidentit Ashraf Gani, Blinkeni tha se Afganistanit i duhet një front i ri politik, i përbërë edhe nga rivalët, pasi përçarja e liderëve do të ishte fatkeqësi për vendin.

Ushtarët amerikanë qëndrojnë prej 20 vitesh atje, me misionin për të larguar talibanët nga pushteti dhe në përgjigje të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

10 mijë trupa të NATO-s që udhëhiqen nga SHBA-ja planifikohet të tërhiqen pas datës 1 maj.

Uashingtoni tha se do kërkojë koordinimin e Kombeve të Bashkuara për të garantuar paqen.

Një plan sigurie 90-ditor pritet të përpilohet me ndihmën e Rusisë, Kinës, Pakistanit, Iranit, Indisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë Turqia do të angazhohet për organizimin e një tryeze negociatash mes qeverisë afgane dhe udhëheqësve të Talibanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat