Të paktën 14 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi

Bota

Të paktën 14 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 35 të tjerë pësuan lëndime pasi një rrëshqitje dheu ‘varrosi’ disa shtëpi në Kolumbinë qendrore, tha agjencia kombëtare e fatkeqësive të Kolumbisë.

“Raporti ynë i përditësuar tregon se 35 persona u lënduan, 14 humbën jetën dhe një mbetet i zhdukur”, tha UNGRD (Njësia Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë) në Twitter.

Sipas medieve të huaja, rrëshqitja e dheut në mëngjes herët në Dosquebredas pasoi shiun e rrëmbyeshëm në provincën përreth ku rritet kafeja, Risalda.

Ekipet e shpëtimit po kërkonin për të mbijetuar në baltë.

“Një zhurmë shumë e madhe na trembi. Ne dolëm dhe pamë një pjesë të malit në majë të shtëpive”, tha shoferi i taksisë Dubernei Hernandez, 42-vjeçar.

“Shkova në atë vend dhe ishte një fatkeqësi, me njerëz të bllokuar”.

Hernandez tha se ai ndihmoi në gërmimin e dy trupave dhe një të mbijetuari. Ai tha se të paktën pesë shtëpi u groposën nga balta.

Autoritetet evakuuan dhjetëra shtëpi aty pranë nga frika e rrëshqitjeve të tjera të dheut pasi lumi Otun vërshoi me të madhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat