Britania e Madhe flet për humbjen e gjeneralëve rusë në Ukrainë

Bota

Britania e Madhe flet për humbjen e gjeneralëve rusë në Ukrainë

Nga: M.H. Më: 8 maj 2022 Në ora: 17:28
Gjenerallant Yakov Rezantsev thuhet se u vra në rajonin Kherson

Të paktën shtatë gjeneralë rusë besohet se janë vrarë në Ukrainë - një shkallë e jashtëzakonshme viktimash për çdo ushtri.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ia atribuon praninë e kaq shumë komandantëve në terren vështirësive në komandim dhe kontroll, si dhe performancës së dobët ruse, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

"Komandantët rusë rrallë delegojnë autoritetin operacional te vartësit e tyre, të cilët nga ana e tyre nuk fitojnë përvojë jetike udhëheqëse," thotë Ministria e Mbrojtjes.

"Kjo ka rezultuar në një forcë që është e ngadaltë për t'iu përgjigjur pengesave dhe e paaftë për të ndryshuar qasjen e saj në fushën e betejës."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat