Shpërthime të fuqishme në Kharkiv pas vizitës së Zelenskyt

Bota

Shpërthime të fuqishme në Kharkiv pas vizitës së Zelenskyt

Nga: M.L. Më: 29 maj 2022 Në ora: 19:16
Presidenti foli me trupat që luftonin kundër rusëve gjatë vizitës

Ishte një udhëtim i rrallë për Presidentin Zelensky jashtë Kievit, shkruan BBC transmeton "Bota sot".

Ai vizitoi trupat në vijën e frontit pranë Kharkivit, qyteti i dytë i Ukrainës, ku shpërndau çmime dhe dhurata dhe falënderoi ushtarët për shërbimin e tyre.

“Po rrezikoni jetën tuaj për të gjithë ne dhe shtetin tonë”, tha ai.

“Faleminderit për mbrojtjen e pavarësisë së Ukrainës. Kujdes!"

Vizita ishte një demonstrim i suksesit të vendit në largimin e forcave ruse nga qyteti.Dhe ndoshta kishte për qëllim të rriste moralin ndërsa Ukraina përpiqet të frenojë një ofensivë masive ruse në zonën e Donbasit më në lindje.

Një sulm që po shkakton vuajtje dhe shkatërrime të mëdha.

Disa orë pasi presidenti u largua, shpërthime të forta u raportuan në Kharkiv.

Një mesazh se kërcënimi i forcave pushtuese atje mund të jetë ulur, por nuk është zhdukur plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat