HIMARS: Sistemi raketor i SHBA-së që do të dërgohet në Ukrainë

Bota

HIMARS: Sistemi raketor i SHBA-së që do të dërgohet në Ukrainë

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 00:25
Sistemi raketor HIMARS Foto:U.S. Air Force photo by Senior Airman Beaux Hebert (Courtesy Photo)

Uashingtoni ka rënë dakord që të furnizojë Ukrainën me një sistem të fuqishëm raketor. Megjithatë, fuqia e tij e plotë nuk do të jetë në dispozicion të Kievit.

Image
Marinsat amerikanë me një sistem raketor me lëvizshmëri të lartë. Karolinë e Veriut, prill 2021.

Fotografia sipër tregon sistemin raketor me lëvizshmëri të lartë M142, apo HIMARS, të cilin Uashingtoni do ta dërgojë në Ukrainë. Nuk është ende e qartë se sa të tillë do të dërgohen, por ky armatim do t’i fuqizojë dukshëm kapacitetet e Ukrainës në luftën kundër forcave pushtuese ruse.

Image
Sistemi HIMARS duke u ngarkuar me raketa.

Sistemi kërkon një ekuipazh prej tre personash, përfshirë një shofer, një gjuajtës dhe një komandant, të cilët ulen brenda kabinës së mjetit, derisa raketat lëshohen. HIMARS-ët janë të blinduar kundër predhave dhe armëve të vogla, por janë të lehtë për t'u transportuar me disa avionë.

Image
Ulësja e gjuajtësit në sistemin HIMARS.

Arma amerikane mund të lëshojë gjashtë raketa nga familja e predhave “MFOM”, me saktësi të mjaftueshme për të goditur një cak deri në 70 kilometra larg. Ajo është shumë më e saktë se lëshuesit sovjetikë të raketave, apo ata të prodhuar në Rusi.

Image
Raketë taktike e lëshuar nga sistemi HIMARS.

HIMARS, gjithashtu, mund të gjuajë raketa taktike (shiko fotografinë sipër), 1.7 ton të rënda, me rreze veprimi deri në 310 kilometra. Por, Uashingtoni ka konfirmuar se këto raketa me rreze më të gjatë nuk do t’i ofrohen Kievit.

Image
HIMARS gjatë një stërvitjeje në Okinava të Japonisë. Shtator 2021.

 

Raketat më të vogla MFOM, potencialisht, mund të arrijnë dhjetëra kilometra brenda Rusisë, por qendrat kryesore civile janë të paarritshme për to. Ukraina “e ka siguruar” Uashingtonin se raketat amerikane nuk do të lëshohen nga HIMARS, për të goditur objektiva brenda territorit rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat