Ministri i Mbrojtjes provokon grekët: Ata janë zgjeruar 7 herë në kurriz të Turqisë

Bota

Ministri i Mbrojtjes provokon grekët: Ata janë zgjeruar 7 herë në kurriz të Turqisë

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 18:57
Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar në një intervistë për Anadolu Agency  ka deklaruar se Greqia është zgjeruar shtatë herë në kurriz të Turqisë. 

Përveç shigjetimeve ndaj kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm Nikos Dendias, për qëndrimin e tyre ndaj mosmarrëveshjeve greko-turke, Akar akuzoi Greqinë për “ekspansionizëm” ndaj Turqisë, duke iu referuar formësimit të kufirit grek në vitin 1821.

“Ju me rreth 3000 ishuj në Egje na dilni në hundë dhe më pas e shihni Turqinë si ekspansioniste. Është diçka vërtet e kuptueshme. Tani këtu dallohet dukshëm në hartë. Ekziston një proces i cili, siç mund ta shihni, filloi në 1821. Siç mund ta shihni, ato janë shtrirë pothuajse në të gjithë Egjeun. Pra, kush është ekspansionisti? Kjo është diçka që në fakt dhe logjikisht dallohet me sy. Me një vështrim e kupton kush është ekspansionisti. Po flasim për një vend i cili që nga dita e themelimit është zgjeruar 3.5 dhe 7 herë në kurriz të Turqisë”, tha ai, duke iu referuar sërish distancës mes Kastelorizos dhe plazheve turke.

Ndërsa shtoi se “Në anën tjetër është ishulli Kastelorizos. Ndodhet në një distancë prej 1950 metrash nga Turqia. Distanca standarde që duhet të notojnë nxënësit e shkollave është 2 kilometra. Domethënë është në distancë që mund të notojnë nxënësit e shkollave tona ushtarake”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat