Ndryshimi i klimës: Akullnajat rrezikohen të shkrihen deri në vitin 2050

Bota

Ndryshimi i klimës: Akullnajat rrezikohen të shkrihen deri në vitin 2050

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Një raport i UNESCO-s  zbuloi se një e treta e akullnajave të vendosura në vendet e Trashëgimisë Botërore të OKB-së do të shkrihen brenda tre dekadave.

Raporti, i cili bën parashikime bazuar në të dhënat satelitore, vjen ndërsa liderët botërorë përgatiten të takohen në Egjipt për konferencën e javës së ardhshme për ndryshimet klimatike COP27.Rreth 18,600 akullnaja janë identifikuar në 50 vende të Trashëgimisë Botërore të OKB-së. Ato përfaqësojnë pothuajse 10% të zonës së akullnajave të Tokës dhe përfshijnë pika të njohura turistike dhe vende të shenjta për popullsinë lokale.

Tërheqja dhe zhdukja e akullnajave ishte “ndër provat më dramatike se klima e Tokës po ngrohet”, thuhet në raport.

“Shpresojmë se mund të gabojmë, por kjo është shkenca e vështirë,” tha zyrtari i projektit të UNESCO-s, Tales Carvalho Resende. 

“Akullnajat janë një nga treguesit e vlefshëm të ndryshimit të klimës, sepse ato janë të dukshme. Kjo është diçka që ne mund ta shohim vërtet duke ndodhur.”

Dy të tretat e mbetura të akullnajave në vendet e Trashëgimisë Botërore të OKB-së mund të shpëtohen, por vetëm nëse bota e kufizon ngrohjen globale në 1.5C, thonë autorët. Një raport tjetër i OKB-së javën e kaluar zbuloi se bota aktualisht nuk kishte ” një rrugë të besueshme ” për ta arritur këtë.

Vendet e Trashëgimisë Botërore të listuara me akullnajat që do të zhduken deri në vitin 2050 janë:

Pyjet Hirkane (Iran)

Parku Kombëtar Durmitor (Mali i Zi)

Parku Kombëtar Virunga (Republika Demokratike e Kongos)

Zona e interesit skenik dhe historik Huanlong (Kinë)

Parku Kombëtar Yellowstone (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)

Parku Kombëtar i Malit Kenia/Pylli Natyror (Kenia)

Pyrenees Mont Perdu (Francë, Spanjë)

Parku Kombëtar i Maleve Rwenzori (Ugandë)

Pllaja Putorana (Rusi)

Swiss Tectonic Arena Sardonia (Zvicër)

Parku Kombëtar Nahanni (Kanada)

Parku Kombëtar Lorentz (Indonezi)

Sistemi Natyror i Rezervës së Ishullit Wrangel (Rusi)

Parku Kombëtar Kilimanjaro (Tanzani)

Parku Kombëtar Yosemite (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)

Dolomitet (Itali)

Pyjet e Virgjër të Komit (Rusi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat