Ukraina thotë se ka çliruar fshatin Kysylivka që gjendet më pak se 15 kilometra nga Khersoni

Bota

Ukraina thotë se ka çliruar fshatin Kysylivka që gjendet më pak se 15 kilometra nga Khersoni

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Forcat ukrainase thonë se kanë marrë nën kontroll fshatin Kysylivka, i cili gjendet më pak se 15 kilometra nga Khersoni.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediumi Nexta në Twitter, ushtarët ukrainas mund të shihen në këtë zonë pranë një ndërtese, ku si duket valëvisin flamurin verdhë dhe blu.

“Fshati Kysylivka është nën kontrollin e Ukrainës”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Gjatë ditës u raportua se forcat ukrainase kishin çliruar gjithashtu qytetin Snihurivkas, që gjendet në kufi me rajonet Mykolaiv dhe Kherson. Ukraina thotë se i gjithë rajoni i Mykolaiv është çliruar.

Të mërkurën Rusia tha se do të tërheq trupa e saj nga rajoni Kherson. Një rajon i rëndësishëm strategjik për të dyja palët.

Në rast se bëhet tërheqja e trupave ruse nga Khersoni do të shënonte një pikë kthese në këtë luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat