Putin takim online me Xi Jinping, flasin për rend të ri botëror

Bota

Putin takim online me Xi Jinping, flasin për rend të ri botëror

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 15:41
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilloi një takim online me homologun nga Kina, Xi Jinping

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilloi një takim online me homologun nga Kina, Xi Jinping, të cilin e ftoi për vizitë zyrtare në Moskë pranverën e vitit 2023.

Shefi i Kremlinit foli për synimet që ka Moska në përforcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe teknik me Pekinin.

“Koordinimi mes Rusisë dhe Kinës në arenën ndërkombëtare shërben për të krijuar një rend të ri botëror të drejtë”, u shpreh shefi i Kremlinit në fjalën hapëse në takimin me homologun nga Pekini.

Putin shtoi se të dyja vendet kanë të njëjtat opinione për çështje të ndryshme dhe panoramën e gjeopolitikës globale. Dy liderët e superfuqive diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Përkundër të gjitha provave, raportet bilaterale janë më të mirat në histori”, tha ndër të tjera Putin.

Sipas mediave ruse, Xi Jinping konfirmoi gatishmërinë e Kinës për t’u afruar dhe më tej politikisht me Rusinë si partner globalë. Deri më tani, Pekini zyrtar nuk ka dënuar ende luftën e nisur nga Putini kundër Ukrainës, por për të ka fajësuar NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat