Vdekja e 29 vjeçarit, shpërbëhet njësi policor “Scorpion”

Bota

Vdekja e 29 vjeçarit, shpërbëhet njësi policor “Scorpion”

Më: 29 janar 2023 Në ora: 10:34
Protesta

Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë njësinë speciale të quajtur “Scorpion”, oficerët e së cilës akuzohen për vrasjen e Tyre Nichols.

Scorpion do të thotë “Operacioni i krimeve të rrugës për të rivendosur paqen në lagjet tona”.

Njësia përbëhet prej 50 personash me mision uljen e niveleve të krimit në zona të veçanta.

Por tani ajo është duke u shfuqizuar pasi oficerët e saj u panë duke rrahur Nicholsin, 29 vjeçar në videot e 7 janarit.

Në një deklaratë, departamenti tha se “është në interesin më të mirë të të gjithëve që të çaktivizohet përgjithmonë” njësia, raporton BBC.

“Ndërsa veprimet e urryera të disave hedhin një re çnderimi mbi titullin Scorpion, është e domosdoshme që ne, Departamenti i Policisë së Memphisit, të ndërmarrim hapa proaktivë në procesin e shërimit për të gjithë të prekurit”, theksohet më tej në deklaratë.

Familja e Nichols e mirëpriti vendimin në një deklaratë nga avokatët e tyre, duke e quajtur atë “të përshtatshëm dhe proporcional me vdekjen tragjike të Tyre Nichols, dhe gjithashtu një vendim të denjë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Memfisit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat