Liban, sekuestrohen 10 milionë ‘Pilula xhihadiste’, do të kontrabandoheshin përmes Senegalit dhe Arabisë Saudite

Bota

Liban, sekuestrohen 10 milionë ‘Pilula xhihadiste’, do të kontrabandoheshin përmes Senegalit dhe Arabisë Saudite

Më: 14 prill 2023 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Autoritetet libaneze të sigurisë kanë sekuestruar një sasi të madhe të të ashtuquajturave pilula xhihadiste.

Të cilat synoheshin të kontrabandoheshin në një ngarkesë gomash në Senegal dhe prej andej në Arabinë Saudite.

Sipas ministrit të Brendshëm Bassam Mawlawi, sasia vlerësohet në 10 milionë pilula Captagon.

Kjo është substanca Phenytyline, e cila është një përzierje e amfetaminës dhe teofilinës dhe njihet edhe si “kokaina e të varfërve” dhe është më e përhapur si drogë për të rinjtë në Lindjen e Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat