Shkrumbohet fabrika e depos së naftës në Rusi

Bota

Shkrumbohet fabrika e depos së naftës në Rusi

Më: 3 maj 2023 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Një depo nafte në Rusinë jugperëndimore pranë një ure kyçe që lidh vendin me Krimenë është përfshirë nga flakët masive.

Lajmi u bë i ditur nga autoritetet ruse, ku përmes një postimi në Telegram, guvernatori i Krasnodarit, Veniamin Kondratyev tha se zjarri në portin e Volnës ishte i përmasave të mëdha.

Megjithatë autoritetet bëjnë me dije se flakët janë nën kontroll dhe nuk ka njerëz të lënduar.

Objekti ndodhet afër urës së Kerçit, e cila u dogj nga forcat ukrainase në tetor 2022.

Është e paqartë se si ka marrë flakë rezervuari i karburantit. Ukraina nuk ka komentuar mbi incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat