Treni i mallrave që transportonte grurë del nga shinat në Krime

Bota

Treni i mallrave që transportonte grurë del nga shinat në Krime

Më: 19 maj 2023 Në ora: 01:00
Foto ilustrim

Një tren mallrash që transportonte grurë në Krime doli nga shinat, tha kreu i rajonit i emëruar nga Rusia, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Sergej Aksyonov tha në një deklaratë në Telegram se nuk raportohet për viktima në incident dhe se lëvizja e trenave elektrikë në linjën hekurudhore Simferopol-Sevastopol është pezulluar.

Kompania hekurudhore e administruar nga Rusia në rajon pretendoi në një deklaratë të veçantë në Telegram se treni i mallrave doli nga shinat për shkak të “ndërhyrjes së personave të paautorizuar”.

Ndërkohë, Andriy Yusov, një zëdhënës i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, pohoi se treni mund të ketë qenë gjithashtu duke mbajtur armë të rënda dhe pajisje ushtarake për shkak të të cilave binarët janë thyer.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se marrëveshja për drithërat e Detit të Zi, e quajtur edhe Iniciativa për drithërat e Detit të Zi , e cila ishte caktuar të përfundonte më 18 maj, u zgjat për dy muaj.

Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina fillimisht nënshkruan marrëveshjen në Stamboll korrikun e kaluar për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022.

Marrëveshja është zgjatur tre herë që kur u nënshkrua për herë të parë për 120 ditë. Fillimisht u zgjat në nëntor 2022 dhe më pas në mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat