Zhduket nëndetësja me turistë të cilët po vizitonin reliket e Titanikut

Bota

Zhduket nëndetësja me turistë të cilët po vizitonin reliket e Titanikut

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Një nëndetëse e përdorur për të sjellë grupe turistësh për të parë mbytjen e Titanikut ka humbur gjurmët në këto orë në Oqeanin Atlantik, në brigjet e kontinentit amerikan, raporton BBC.

Nëndetësja e vogël është pjesë e një flotiljeje automjetesh nënujore të përdorura nga kompani private për të çuar grupe të vogla turistësh në thellësi të oqeanit për të vizituar mbetjet e Titanikut 3800 metra nën nivelin e detit.

Titaniku u nis më shumë se një shekull më parë me reputacionin e një anijeje “të pambytur”, por u mbyt me shumë nga pasagjerët e saj në 1912 pasi goditi një ajsberg, në vendkalimin e parë midis Anglisë dhe Amerikës, në një fatkeqësi që tregohet në libra dhe filma.

Për momentin, sipas transmetuesit britanik, nuk është e qartë nëse kishte vizitorë apo vetëm anëtarë të ekuipazhit në bordin e mini-nëndetëses së zhdukur. Tani për tani konsiderohet “e zhdukur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat