Zelensky, thirrje Bidenit: Na ftoni në NATO, anëtarësimi pas luftës!

Bota

Zelensky, thirrje Bidenit: Na ftoni në NATO, anëtarësimi pas luftës!

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:14
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje presidentit amerikan Joe Biden që ta ftojë Ukrainën në NATO “tani” – edhe nëse anëtarësimi nuk mund të ndodhë deri pas përfundimit të luftës.

Bideni është personi “vendimarrës” për pranimin ose jo të Ukrainës në NATO, u shpreh Zelensky për CNN.

“Ai mbështet të ardhmen tonë në NATO, por një ftesë tani në këto momente do të ishte një motivues i madh për ushtarët tanë”, u shpreh kreu i shtetit ukrainas.

Aleanca zhvillon samitin e radhës në Lituani në datat 11 dhe 12 korrik, e liderët e saj atje pritet ta diskutojnë edhe diskutojnë anëtarësimin e Ukrainës. “Është shumë e rëndësishme për ne të ndihemi se jemi vërtet të rrethuar nga aleatët”, tha Zelensky, që shtoi se e kupton fare mirë që Ukraina “nuk do të jetë kurrë në NATO përpara përfundimit të luftës”.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve territoriale është “një faktor kyc në përcaktimin nëse një shtet do të ftohet për t`iu bashkuar aleancës.” Ne këtë e kuptojmë shumë mirë, ishte komenti i Zelenskyt. “Por ky sinjal është me të vërtetë shumë i rëndësishëm. Dhe varet nga vendimi i Bidenit”, shtoi ai.  Në të njëjtën intervistë, presidenti ukrainas theksoi se përgjigja e Vladimir Putinit ndaj rebelimit të armatosur të Wagner ishte “e dobët” dhe se e gjithë kjo tregoi se presidenti rus po e humbet kontrollin mbi popullin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat