Femrave iu ndalohet të këndojnë në ambiente të hapura – një grua sfidon regjimin iranian duke kënduar në xhami

Bota

Femrave iu ndalohet të këndojnë në ambiente të hapura – një grua sfidon regjimin iranian duke kënduar në xhami

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 15:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua në Iran protestoi kundër ndalimit të grave të këndojnë në ambiente të hapura.

Revolta e grave iraniane vazhdon kundër shumë ndalimeve, veçanërisht vendimit që me detyrim të mbajnë shami.

Në një nga xhamitë historike të Isfahanit, një grua protestoi kundër ndalimit të të kënduarit duke performuar në institucionin fetar.

Sigurimi tentoi ta ndalonte gruan, por kjo e fundit vazhdoi të këndonte këngën e saj deri në fund.

Ato momente u bënë trend dite në rrjetet sociale në shtetin iranian, raporton t24.

Ndryshe, regjimi iranian ka vazhduar të persekutojë të drejtat e grave, ku këto të fundit po kundërshtojnë në forma të ndryshme kufizimet e dhunshme ndaj tyre.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat