12 persona të vdekur nga shpërthimi i fishekzjarreve në Tajlandë

Bota

12 persona të vdekur nga shpërthimi i fishekzjarreve në Tajlandë

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 15:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Numri i të vdekurve nga një shpërthim në një magazinë fishekzjarrësh në Tajlandën jugore u rrit në 12 pasi ekipet e shpëtimit gjetën eshtrat e dy trupave të paidentifikuar, njoftuan të dielën mediat lokale.

Shpërthimi në Sungai Kolok, një krahinë në provincën Narathiwat pranë kufirit me Malajzinë, plagosi të paktën 121 persona, nga të cilët 111 janë liruar nga spitali, raportoi e përditshmja lokale angleze Bangkok Post, duke cituar zyrtarë qeveritarë.

Guvernatori i Narathiwat, Sanan Pong-aksorn, i cili vizitoi vendin të dielën u tha gazetarëve se autoritetet deri më tani kishin gjetur 10 trupa dhe pjesë trupore të dy viktimave të tjera të paidentifikuara, shkruan AA.

Një hetim paraprak sugjeroi se shpërthimi ishte shkaktuar nga shkëndija nga punimet e saldimit që po zhvilloheshin për të bërë rafte në magazinë.

Guvernatori tha se magazina po përdorej për të ruajtur fishekzjarre pa lejen e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat