Trump ka arritur në gjykatë: Ish-presidenti amerikan pas arrestimit, pritet të lirohet me kusht

Bota

Trump ka arritur në gjykatë: Ish-presidenti amerikan pas arrestimit, pritet të lirohet me kusht

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 21:55
Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është në dhomat e paraburgimit në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Uashington, DC dhe së shpejti do të akuzohet për akuza penale në lidhje me hetimin e këshilltarit special Jack Smith në përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat shkaktuan trazirat e 6 janarit 2021 në Kongresin amerikan.

Trump do të vendoset në kujdesin e Shërbimit të Marshals të Shteteve të Bashkuara dhe do të procesohet si pjesë e procedurave, raporton cnn.

Kur u dërgua në dhomat e paraburgimit në Miami gjatë paraqitjes së parë në prokurori shkaku i dërgimit në shtëpi të dokumente të klasifikuara, ai iu nënshtrua gjurmëve të gishtërinjve dhe u dha informacione të tjera zyrtarëve të gjykatës, megjithëse nuk iu kërkua të bënte një fotografim.

Procedurat do të kryhen tashmë më shpejt duke pasur parasysh që Trump tashmë është në sistemin federal.

Republikani pas paraqitjes në gjykatë pritet të lirohet me kusht dhe të vazhdon gjykimi në procedura të rregullta.

Trump pritet të deklarohet i pafajshëm ndërsa është akuzuar për katër pika “komploti për të mashtruar Shtetet e Bashkuara”, “komploti për të penguar një procedurë zyrtare”, “pengimi dhe tentativa për të penguar një procedurë zyrtare” dhe “komploti kundër të drejtave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat