Ministri gjerman në Kiev: Ukraina duhet ta fitojë luftën, mbështes dërgimin e raketave Taurus

Bota

Ministri gjerman në Kiev: Ukraina duhet ta fitojë luftën, mbështes dërgimin e raketave Taurus

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 22:28
Christian Lindner

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner tha sot në Kiev se mbështet dërgimin e raketave gjermane “Taurus” në Ukrainë dhe se shpreson për një vendim të shpejtë.

“Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë”, u shpreh Lindner teksa njoftoi se Gjermania do të vazhdojë të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të forcuar aftësitë ushtarake të Kievit.

“Për raketat e lundrimit “Taurus” zbatohet procedura e zakonshme.

E di që shumë kanë simpati për një mbështetje të tillë dhe shpresoj për një vendim shumë të shpejtë për këtë çështje”, theksoi Lindner ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat