Trupat ukrainase përparojnë në vijat e frontit

Bota

Trupat ukrainase përparojnë në vijat e frontit

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Sipas analistëve ushtarakë, trupat ukrainase arritën dje fitime në vijën e frontit në jug dhe lindje.

Instituti për Studimin e Luftës tha se forcat përparuan në Zaporizhzhia perëndimore, në jug të Ukrainës dhe pranë qytetit të shkatërruar nga lufta të Bakhmut në rajonin lindor të Donetsk, shkruan Sky News.

Fitimet ishin “të kufizuara” në jug të fshatit Robotyne në Zaporizhzhia, tha thinktank.

Kievi ka bërë disa pretendime për sukses në fushën e betejës në mes të kundërofensive të tij të vazhdueshme dhe pretendon se ka thyer linjën e parë të mbrojtjes së Rusisë në disa zona.

Një zyrtar i emëruar nga Rusia pranoi në fillim të këtij muaji se trupat e Moskës ishin tërhequr nga Robotyne – duke i siguruar Ukrainës një fitore taktike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat