Katër anëtarë të ekipit grek të shpëtimit humbin jetën në një aksident në Libi

Bota

Katër anëtarë të ekipit grek të shpëtimit humbin jetën në një aksident në Libi

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Katër anëtarë të ekipit grek të shpëtimit vdiqën në një aksident trafiku në Libi, tha ministri i Shëndetësisë i qeverisë së Libisë Lindore, Osman Abduljalil.

Ministri tha në konferencën për shtyp se në aksident mbetën të plagosur 15 persona, shtatë prej të cilëve janë në gjendje kritike, raporton Reuters.

Mediat greke raportojnë informacionin e publikuar nga mediat botërore, duke thënë se zyrtarët grekë nuk kanë mundur as ta konfirmojnë dhe as ta mohojnë.

Ministria greke e Mbrojtjes njoftoi më herët se punëtorët humanitar grekë u plagosën lehtë në një aksident trafiku në Libi.

Mediat greke bënë të ditur se një autobus që transportonte grekë dhe transportonte ndihma humanitare është shkatërruar plotësisht nga aksidenti, kur është përplasur me një automjet që lëvizte në drejtim të kundërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat