Udhëheqësit botërorë paralajmërojnë për pabarazinë globale dhe AI

Bota

Udhëheqësit botërorë paralajmërojnë për pabarazinë globale dhe AI

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 22:50
OKB

Është e kuptueshme se lufta në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike kanë dominuar fjalimet sot në Asamblenë e Prëgjithshme të OKB-së, por liderët botërorë përdorën 15 minutat e tyre në podium për të theksuar edhe çështje të tjera.

Disa liderë theksuan pabarazinë globale. Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel tha se borxhi po i pengon vendet në zhvillim të përmirësojnë standardet e jetesës dhe të trajtojnë ndryshimet klimatike, raporton BBC.

Kjo ishte një temë e zgjedhur edhe nga presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, i cili tha: “Është e lehtë të vish këtu çdo vit për të bërë të njëjtat premtime dhe për të mos i zbatuar ato premtime”.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa e përqendroi fjalimin e tij në mundësitë “gjithnjë e më të largëta” të arritjes së Agjendës së OKB-së 2030 – një grup synimesh zhvillimi që u përshkruan tetë vjet më parë.

Dhe presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi për rreziqet e inteligjencës artificiale.

“Duhet të jemi të sigurt që t’i përdorim këto mjete si mundësi dhe jo si armë shtypjeje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat