Kremlinit po i mungojnë ushtarët, me reklamën e fundit tentojnë të joshin të rinjtë duke u premtuar prona në Ukrainë

Bota

Kremlinit po i mungojnë ushtarët, me reklamën e fundit tentojnë të joshin të rinjtë duke u premtuar prona në Ukrainë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 16:43
Ushtar

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, ka publikuar sot një video për të cilën thotë se është reklama e re e rusëve, me të cilën u bën thirrje të rinjve që t’i bashkohen ushtrisë dhe të nisen në luftë në Ukrainë që ata kanë dëshirë t’i referohen si “operacion special ushtarak”.

Videoja shfaq një vajzë duke lexuar librin e shkrimtarit rus Pushkin në qytetin ukrainas Odesaa, e kamera më pas drejtohet kah dy ushtarë.

I pari flet sesi “në këtë vend së shpejti do të mbahen zgjedhjet”. “Cool sa i përket meje, pas luftës do të mbetem këtu në Odesa”.

“Kushërinjtë e mi janë nga këtu. Mund të thuhet se po rikthehem në shtëpi”, i përgjigjet tjetri.

“A do të blesh tokë këtu”, pyet ushtari i parë kolegun e tij.

“Jo. Do të ndahet toka. Veteranët e operacionit special ushtarak do të jenë prioritet”, i përgjigjet ushtari tjetër.

Më pas shfaq slogani me të cilën u bëhet thirrje rusëve që të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë ruse.

Se Kremlinit po i mungojnë ushtarët dhe se ka pësuar humbje të mëdha në Ukrainë e kanë thënë edhe ekspertë të shumtë perëndimor, ndërsa videoja e fundit propaganduese e dëshmon këtë.

Pra me këtë lëvizje tregojnë se nuk kanë ushtarë për fushëbetejë dhe se i bëjnë thirrje të rinjve – duke tentuar t’i joshin me premtimet se do t’ju japin toka e prona në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat