​Aleatët perëndimorë: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Bota

​Aleatët perëndimorë: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 11:55
Giorgia Meloni

Kriza serioze pas sulmit të Hamasit kundër Izraelit ishte temë diskutimi në mes të aleatëve perëndimor të hënën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ai francez Emmanuel Macron, kancelari Olaf Scholz, kryeministri britanik, Rishi Sunak si dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kanë zhvilluar një takim telefonik ku kanë folur për "krizën serioze pas sulmit barbar të së shtunës të kryer nga Hamasi kundër shtetit të Izraelit.”

Ata kanë shprehur mbështetje të vendosur për Izraelin derisa kanë dënuar aktet e Hamasit.

"Pesë krerët e shteteve dhe qeverive shprehën mbështetje të vendosur për Izraelin dhe dënimin pa mëdyshje të akteve të tmerrshme kriminale të Hamasit, të cilat kanë shkaktuar një numër të tmerrshëm viktimash të pafajshme, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar," thuhet në një deklaratë, raporton aa.

Më pas ata kanë diskutuar për nismat më urgjente politike që duhen ndërmarrë së bashku.

“Duke riafirmuar të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, Meloni tregoi nevojën për të punuar për të shmangur një përhapje të krizës në nivel rajonal dhe për të mbrojtur popullsinë civile të përfshirë. Pesë krerët e shteteve dhe qeverive ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë ndërsa kriza vazhdon", thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat