SHBA të shqetësuara nga rreziku i mundshëm ndaj trupave amerikane në Lindjen e Mesme

Bota

SHBA të shqetësuara nga rreziku i mundshëm ndaj trupave amerikane në Lindjen e Mesme

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 20:30
Antony Blinken dhe Austin

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se mund të ketë sulme ndaj trupave amerikane në Lindjen e Mesme dhe se lufta mes Izraelit dhe Hamasit mund të përshkallëzohet më tej në rajon, thanë të dielën sekretarët amerikanë të shtetit dhe të mbrojtjes.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin thanë se Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin një përhapje të konfliktit.

Zoti Blinken tha për televizionin NBC se veprimet e Iranit dhe grupeve mund të nxisin një përshkallëzim dhe se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Hamasi të lirojë pengje të tjera.

"Jemi të shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm. Në fakt, nga ajo që po shohim ... ekziston mundësia e një përshkallëzimi të konsiderueshëm të sulmeve ndaj trupave tona dhe qytetarëve tanë në të gjithë rajonin," tha zoti Austin në televizionin ABC.

“Nëse ndonjë grup apo ndonjë vend kërkon të zgjerojë këtë konflikt dhe të përfitojë nga kjo situatë e tmerrshme, këshilla jonë është: mos provoni ta bëni”, shtoi ai./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat