Jordania i kërkon “Patriotët” e Amerikës për t’i mbrojtur kufijtë

Bota

Jordania i kërkon “Patriotët” e Amerikës për t’i mbrojtur kufijtë

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Jordania i ka kërkuar ShBA-së që të vendosë sistemin e saj raketor të mbrojtjes ajrore “Patriot”, për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit të saj, ndërsa tensionet rajonale vazhdojnë të  përshkallëzohen.

“Ne i kërkuam palës amerikane të ndihmojë në forcimin e sistemit tonë të mbrojtjes me sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore Patriot”, tha zëdhënësi i ushtrisë jordaneze, brigade Mustafa Hiyari.

Konflikti i Izraelit me Hamasin në Gaza kërcënon të përhapet në vendet e rajonit.

Forcat amerikane janë vënë në shënjestër të grupeve pro-iraniane në Siri dhe Irak, raporton Al Jazeera

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat