OKB: Shënjestrimi i spitaleve përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar

Bota

OKB: Shënjestrimi i spitaleve përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Një zëdhënës i zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut tha të martën se shënjestrimi i spitaleve "do të përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar".

Vërejtjet e Elizabeth Throssell në Gjenevë erdhën si përgjigje ndaj pyetjes së Anadolu-s nëse OKB-ja do ta njihte shënjestrimin e spitaleve si krim lufte.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje tjetër mbi pretendimet rreth përdorimit të spitaleve nga Hamasi si mburoja njerëzore, ajo tha se "njësitë mjekësore duhet të mbrohen" pavarësisht nga veprimet e grupit palestinez.

Zyrtari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Christian Lindmeier, i bëri jehonë vërejtjeve të Throsell, duke thënë: "Objektet shëndetësore nuk duhet të jenë kurrë një objektiv".

Sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga 7 tetori kanë shënjestruar vazhdimisht spitalet, rezidencat dhe ndërtesat fetare si xhamitë dhe kishat. Sipas Konventës së Gjenevës, sulmet ndaj spitaleve janë rreptësisht të ndaluara.

Avionët luftarakë izraelitë goditën të hënën Spitalin e Miqësisë Turko-Palestineze në Rripin e Gazës, duke shkaktuar dëme të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat