Ariu sulmon dy punonjës të gazsjellësit në Siberi

Bota

Ariu sulmon dy punonjës të gazsjellësit në Siberi

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 22:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur ariu ngjyrë kafe sulmon dy punonjës të gazsjellësit në Siberi, ku si pasojë të dy pësuan lëndime në kokë dhe krahasor derisa po “orvateshin” me kafshën e egër.

Në video shihen tre qentë në afërsi të ariut që po patrullonin në kamp, dhe një burrë që i bën thirrje të tjerëve të largojnë qentë.

Ariu arriti të futet në zonën e rrethuar, duke ndjekur qentë rreth veturës që ishte pothuajse e mbuluar me borë.

E derisa njëri nga punonjësit po dilte nga rimorkio e kamionit, ariu i vërsulet. Duke menduar se do ta ndihmojë tjetri i del në ndihmë por edhe ai e pëson.

Ata u detyruan të përdorin aparatin për fikjen e zjarrit që ta detyrojnë ariun të largohet, përndryshe këta dy burra ndoshta do ta pësonin edhe me jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat