Berlini njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën me vlerë 1.1 miliardë paund

Bota

Berlini njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën me vlerë 1.1 miliardë paund

Nga: M.H. Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Gjermania do të mbështesë Ukrainën me një tjetër paketë ndihme ushtarake me vlerë 1.3 miliardë euro (1.1 miliardë £) që do të përfshijë një njësi shtesë të mbrojtjes ajrore IRIS-T, tha në Kiev ministri i mbrojtjes së vendit, Boris Pistorius.

Qeveria gjermane e ka vendosur veten të jetë "shtylla kurrizore" e mbrojtjes evropiane që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 dhe u zotua të mbështesë Kievin duke i çuar gjithashtu shpenzimet e tij ushtarake në objektivin e NATO-s prej 2% të PBB-së, shkruan The Guardian, përcjell “Bota sot”.

Berlini është furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Kievin pas SHBA-së. Kancelarja, Olaf Scholz, u zotua muajin e kaluar se Gjermania do të ruajë ndihmën e saj për Kievin.

Duke këmbëngulur se "ne do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat